Tipologjia: Projektim dhe zbatim për objekt në shërbim të sektorit të blegtorisë.
Ky projekt është përshkruar si një pikë e predispozuar për tu përdorur si sipërfaqe për mbarështimin e 10 njësi gjedhi.

Projektimi përfshin:
1-Projekt Arkitektonik,
2-Projekt Topografik (Rilevim),
3-Projekt Ndërtimi,
4-Projekt Konstruktiv,
5-Projekt Elektrik,
6-Projekt Hidroteknik,
7-Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis,
8-Mbrojte Ndaj Zjarrit,
9-Vizualizim

Çdo projekt shoqërohet me preventivin dhe relacionin përkatës.
Zbatimi përfshin:
1-Fillimi i punimeve dhe deri në përfundimin e punimeve,
2-Piketimi i objektit,
3-Akt dorëzim i sheshit të ndërtimit,
4-Proçesverbalet e çdo punimi,
5-Provat laboratorike dhe çertifikatat e materialeve
6-Akt kontrollet në çdo fazë pune.
Shënim: Në zbatim marrim përsipër a)makinerit dhe pajisjet e nevojshme për realizimin e punimeve, b)punëtor, c)specialist në çdo zë të ndërtimit.

Zhvillimi i këtij objekti bëhet në formë horizontale duke iu përshtatur pronës por edhe zhvillimit të objektit në plan.
Hyrja në objekt realizohet në fasadën perëndimore duke u lidhur me infrastrukturën rrugore ekzistuese. Hyrjet e magazinës janë të pozicionuara në fasadën veriore, fasada lindore është pa dyer vetëm me hapjen e murit nga kuota 1,5m, deri në bashkimin me mbulesën do të jetë me plastmas. Arkitektura e objektit i përket karakterit industrial, mbulesa e sipërme është e realizuar nëpërmjet paneleve të tipit Sanduiç. Fasada është trajtuar në mënyrë të thjeshtë në bazë të funksionit që mbart objekti, 2 fasadat gjatësore do të jenë me mure tulle deri në nivelin 1.5m. Sipër vijon me veshje plastmasi në menyrë të tillë që të bëhet ventilimi natyral kur është e nevojshme.

Pin It on Pinterest