Shërbimet Tona.

Interior Design, Projektim Akitekturor, Urban design, Peisazh,

Misioni ynë është të krijojmë dizajne të jashtëzakonshme dhe të qëndrueshme që transformojnë ambiente dhe ndërtojnë lidhje me komunitetin dhe klientët tanë.
Ne vlerësojmë kreativitetin dhe inovacionin në çdo projekt. Përpiqemi për të gjetur zgjidhje të reja dhe të shkëlqyera arkitektonike që përmbushin nevojat e klientëve.
Projektimi dhe Planifikimi
Një prej shërbimeve kryesore të Studios: ”Projekte Arkitekture” është projektimi dhe planifikimi i objekteve arkitektonike. Ne punojmë me klientët për të krijuar plane të detajuara të ndërtimeve të reja, ripërtëritjeve ose projektave të tjera arkitektonike. Ekipi ynë i kualifikuar i arkitektëve dhe inxhinierëve përdor njohurinë dhe aftësitë e tyre për të krijuar dizajne të personalizuara që përmbushin nevojat e klientëve dhe që janë të pranueshme nga autoritetet vendore.
Krijimi i Konceptit
Për secilin projekt arkitektonik, ne fillim me krijimin e një koncepti thelbësor që përcakton vizionin dhe identitetin e objektit. Krijimi i një koncepti të fuqishëm ndihmon në rritjen e koherencës së projektimit dhe krijimin e një historie arkitektonike unike.

 

Llojet e shërbimeve në Projektimin Arkitektonik dhe Inxhinierik që ofron studio jonë

 

    Projektim Rezidencial (Përfshin shtëpitë individuale, apartamente dhe konviktet.)

     

    1. Projektim Komercial (Ndërtesat e destinuara për biznes, si dyqane, zyra, dhe hotele.)
    2. Projektim Institucional (Përfshin shkolla, spitale, dhe ndërtesa qeveritare.)
    3. Projektim Industrial (Fabrikat dhe ndërtesat për prodhimin dhe përpunimin industrial.)
    4. Projektim Rekreativ (Përfshin stadiumet, teatrot, muzeumet dhe hapësirat e tjera për aktivitete dhe argëtim.)

     

    Ne ofrojmë: Arkitekt për Arredim, Interior Design, Projektim Akitekturor, Urban design, Peisazh, etj.

    PROJEKTIM I BRENDSHËM
    INTERIOR DESIGN

    1. Analize e ambjentit ekzistues
    2. Plan mobilimi me dimensione
    3. Mobiljet dhe struktura 3D
    4. Plan tavani,punime gipsi dhe zgjedhje ndriçimi
    5. Plan rrjeti i instalimeve
    6. Aksonometri dhome
    7. Zgjedhje rifinitura materiale ngjyra
    8. Pamje 3 dimensionale

    PROJEKTIM ARKITEKTUROR
    ARCHITECTURE DESIGN

    1. Rimodelime fasadash
    2. Objekte banimi
    3. Objekte tregtare
    4. Objekte sportive, industriale, arsimore, kulturore
    5. Objekte kulti
    6. Planimetri, planvendosje, prerje, fasada, detajime të objektit
    7. Pamje 3 dimensionale të objektit

    PROJEKTIM PEISAZHI
    URBAN DESIGN
    1. Sistemim sipërfaqe të gjelbërta
    2. Projektim Lulishte, parqe
    3. Sheshe, hapësira rekreative
    4. Plan sistemimi, të detajuara
    5. Rikualifikim hapësira publike
    6.Elementë arredimi urban
    7. Pamje 3 dimensionale të peisazhit urban

    KONSULENCË NË DISTANCË
    ARKITEKT ONLINE
    1. Ide për të rritur vlerën e pasurisë tuaj
    2. Transformim dhe ndryshime të ambjenteve
    3. Rinovime objektesh ekzistuese
    4.Mundësi zgjerimi, sa m2 mund të shtoni
    5. Në cilën zonë urbane ndodhet prona juaj

     

    Çdo lloj projektimi përfshin:

    1-Projekt Arkitektonik,
    2-Projekt Topografik (Rilevim),
    3-Projekt Ndërtimi,
    4-Projekt Konstruktiv,
    5-Projekt Elektrik,
    6-Projekt Hidroteknik,
    7-Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis,
    8-Mbrojte Ndaj Zjarrit,
    9-Vizualizim

     

    Çdo projekt shoqërohet me preventivin dhe relacionin përkatës.
    Zbatimi përfshin:
    1-Fillimi i punimeve dhe deri në përfundimin e punimeve,
    2-Piketimi i objektit,
    3-Akt dorëzim i sheshit të ndërtimit,
    4-Proçesverbalet e çdo punimi,
    5-Provat laboratorike dhe çertifikatat e materialeve
    6-Akt kontrollet në çdo fazë pune.

     

    Ne e kuptojmë rëndësinë e ndërveprimit të ngushtë me klientët. Jemi të përkushtuar ndaj të dëgjuarit dhe kuptimit të nevojave të tyre. Partneriteti me klientët është thelbësor për të arritur suksesin e projekteve. Ne punojmë me ju në tërë procesin e arkitekturës, duke u siguruar që të jeni të përfshirë në çdo hap të rrugës. Ekipi ynë është fleksibël dhe shumë efikas në dëgjimin, analizimin dhe përgjigjen ndaj nevojave të klientëve tanë.

     

    Projekti dorëzohet sipas afateve të vendosura, duke punuar me saktesi dhe korrektesë.

    Me një dekadë ekspertizë në dizajnimin e hapësirave të brendshme dhe planifikimin arkitektonik për mjedise rezidenciale, tregtare dhe urbane, ne ofrojmë shërbime këshillimi dhe rimodelimi.

    Disponojmë Liçensa ne Projektim dhe Kolaudim Punimesh. Liçensuar për plane te detajuara vendore, projektim interieri, objekte banimi, industriale, turistike, sportive, qëndra tregtare, social kulturore, objekte kulti, arsimore, projektim peisazhi, lulishte, parqe.

    Liçencë mbikqyrje dhe kolaudim punimesh: NP-2 Ndërtime civile dhe industriale. NP-3 Rikonstruksion mirëmbatje godina civile, industriale, veshje fasada. Ns-4 Punime rifiniture muraturë, druri, plastike, metalike, xhami. NS-8c Struktura druri. NS-19 Sistemet kundra zhurmës për infrastrukturë.
    Liçense vlerësim pasurie: Liçencë për vlerësim pasurie shkalla II, në fushën ‘Ndërtesë Toke-Truall për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme.

     

     

     

     

     

    Pin It on Pinterest