Thumbnail Parku web

Emri i Projektit: “Rivitalizimi i Parkut të Liqenit Artificial Tiranë”

Ndërtimi i një këndi lojërash për fëmijë në Parkun e Liqenit Artificial. Ky projekt u realizua në vitin 2016 nga operatori ekonomik “B93” shpk, me investimin e Bashkisë Tiranë. Këtu u përdorën projektues të njohur si Bolles+Wilson dhe Atelier.

Animacioni i Projektit u realizua nga Studio Projekte Arkitekture ne Fier.

KËNDI I LOJËRAVE PËR FËMIJË NGA MOSHA 1 DERI NË 14 VJEÇ
Këndi i lojërave është i ndarë në 8 zona, bazuar në moshën e fëmijëve.
1. Zona për fëmijë 9 vjeç e sipër, propozohet të jetë në hyrje të këndit të lojërave, e pajisur me një amfiteatër, ku përballë tij janë vendosur mbi një platformë zhavorri të imët 4 fusha pingpongu për të gjitha grupmoshat.
2. Zona për fëmijë nga mosha 1-3 vjeç. Kjo zonë është menduar të jetë në formën e një grope rëre të imët, e pajisur rreth e rrotull me stola druri dhe betoni për prindërit.
3. Zona për fëmijë nga mosha 3-6 vjeç, është një zonë e pajisur me lojëra druri.
4. Zona për fëmijë nga mosha 3-12 vjeç. Kjo zonë është menduar të jetë e gjitha një platformë gome, e cila vesh në mënyrë natyrale terrenin e pjerrët dhe në zona të ndryshme çahet, për të formuar kodrina me bar natyral.
5. Zona për fëmijë nga mosha 12 vjeç, është mend- uar të jetë si një platformë gome në formë eliptike, ku në mes është vendosur “Pema e Basketbollit”.
6. Zona për fëmijë 3-12 vjeç, ka si element kryesor murin “Shëtitës”, i cili është konceptuar si një element me funksion zbavitës dhe argëtues.
7. Zona për fëmijë 6-12 vjeç, është një zonë me një instalacion drurësh masivë, që shërben për të rritur af- tësitë fizike të fëmijëve të kësaj grupmoshe.
8. Zona për fëmijë nga mosha 14 vjeç, është një platformë betoni e lëmuar, ku fëmijët e kësaj grupmoshe luajnë me patina dhe “skateboard”.
Platforma e këndit të lojërave është e rrethuar nga shinat e trenit miniaturë, të cilat janë vendosur në terrenin natyral të parkut.
Paralelisht me këndin do të jetë një hapësirë tjetër e quajtur “Grand Kafe”, një hapësirë kjo e rezervuar për prindërit.

 

Pin It on Pinterest