Sherbimet

Misioni ynë është të krijojmë dizajne të jashtëzakonshme dhe të qëndrueshme që transformojnë ambiente dhe ndërtojnë lidhje me komunitetin dhe klientët tanë.
Ne vlerësojmë kreativitetin dhe inovacionin në çdo projekt. Përpiqemi për të gjetur zgjidhje të reja dhe të shkëlqyera arkitektonike që përmbushin nevojat e klientëve.
Projektimi dhe Planifikimi
Një prej shërbimeve kryesore të Studios: ”Projekte Arkitekture” është projektimi dhe planifikimi i objekteve arkitektonike. Ne punojmë me klientët për të krijuar plane të detajuara të ndërtimeve të reja, ripërtëritjeve ose projektave të tjera arkitektonike. Ekipi ynë i kualifikuar i arkitektëve dhe inxhinierëve përdor njohurinë dhe aftësitë e tyre për të krijuar dizajne të personalizuara që përmbushin nevojat e klientëve dhe që janë të pranueshme nga autoritetet vendore.
Krijimi i Konceptit
Për secilin projekt arkitektonik, ne fillim me krijimin e një koncepti thelbësor që përcakton vizionin dhe identitetin e objektit. Krijimi i një koncepti të fuqishëm ndihmon në rritjen e koherencës së projektimit dhe krijimin e një historie arkitektonike unike.

Llojet e shërbimeve në Projektimin Arkitektonik dhe Inxhinierik që ofron studio jonë

  1. Projektim Rezidencial (Përfshin shtëpitë individuale, apartamente dhe konviktet.)
  2. Projektim Komercial (Ndërtesat e destinuara për biznes, si dyqane, zyra, dhe hotele.)
  3. Projektim Institucional (Përfshin shkolla, spitale, dhe ndërtesa qeveritare.)
  4. Projektim Industrial (Fabrikat dhe ndërtesat për prodhimin dhe përpunimin industrial.)
  5. Projektim Rekreativ (Përfshin stadiumet, teatrot, muzeumet dhe hapësirat e tjera për aktivitete dhe argëtim.)

Çdo lloj projektimi përfshin:
1-Projekt Arkitektonik,
2-Projekt Topografik (Rilevim),
3-Projekt Ndërtimi,
4-Projekt Konstruktiv,
5-Projekt Elektrik,
6-Projekt Hidroteknik,
7-Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis,
8-Mbrojte Ndaj Zjarrit,
9-Vizualizim

Çdo projekt shoqërohet me preventivin dhe relacionin përkatës.
Zbatimi përfshin:
1-Fillimi i punimeve dhe deri në përfundimin e punimeve,
2-Piketimi i objektit,
3-Akt dorëzim i sheshit të ndërtimit,
4-Proçesverbalet e çdo punimi,
5-Provat laboratorike dhe çertifikatat e materialeve
6-Akt kontrollet në çdo fazë pune.

Ne e kuptojmë rëndësinë e ndërveprimit të ngushtë me klientët. Jemi të përkushtuar ndaj të dëgjuarit dhe kuptimit të nevojave të tyre. Partneriteti me klientët është thelbësor për të arritur suksesin e projekteve. Ne punojmë me ju në tërë procesin e arkitekturës, duke u siguruar që të jeni të përfshirë në çdo hap të rrugës. Ekipi ynë është fleksibël dhe shumë efikas në dëgjimin, analizimin dhe përgjigjen ndaj nevojave të klientëve tanë.