Projekti i Rehabilitimit te Parkut Qendror Fier. Vizualizim Arkitektonik. Animacion.

Fieri do të ketë së shpejti Parkun Qëndror të tij, një mjedis modern polifunksional dhe gjithëpërfshirës për të gjithë qytetarët e Fierit dhe njësive administrative të Bashkisë Fier. Ndërtimi i tij së bashku me rehabilitimin e rrugës “Xoxi Andoni” dhe hapësirave rreth saj është një tjetër projekt, investim me vlerë rreth 300 milion lekë.

Projekti parashikon ndërtimin e një parku të madh urban, me gjelbërim, me zona rekreative për të gjitha grupmoshat, si dhe hapësira për artin dhe kulturën; unifikimin e fasadave në katet përdhe duke i dhënë përparësi zonës së biznesit; restaurimin e fasadave; rikthimin e elementëve karakteristike historike, kulturore të qytetit; shtimin e zonës së gjelbër; lirimin e hapësirave publike dhe sistemimin e infrastrukturës nëntokësore dhe mbitokësore.

Ndërsa rehabilitimi i rrugës “Xoxi Andoni” parashikon punimet e shtresave rrugore, rrjetin e kanalizimeve të Ujërave të Bardha dhe Kanalizimet e Ujërave të Shiut, gjelbërimin dhe sinjalistikën vertikale dhe horizontale.

Related Posts

Pin It on Pinterest