Projekti: Rikonceptimi i Qendres Fier dhe Rehabilitimi i lumit Gjanica, Faza1.

Projekti: Rikonceptimi i Qendres Fier dhe Rehabilitimi i lumit Gjanica, Faza1.

Rehabilitimi i lumit Gjanica, rindërtimi i urës ekzistuese dhe ndërtimi i një ure të re, koristë e biçikletave, rikonstruksioni i fasadave, instalimi i ndriçimit dhe hapësirat e gjelbra janë pjesë e projektit që do të transformojë një rrëmujë të deridjeshme urbane me ndërtime pa leje, në një hapësirë sociale e rekreative që i ka munguar qytetit.

Parku Qendror Fier

Parku Qendror Fier

Fieri do të ketë së shpejti Parkun Qëndror të tij, një mjedis modern polifunksional dhe gjithëpërfshirës për të gjithë qytetarët e Fierit dhe njësive administrative të Bashkisë Fier. Ndërtimi i tij së bashku me rehabilitimin e rrugës “Xoxi Andoni” dhe hapësirave rreth saj është një tjetër projekt, investim me vlerë rreth 300 milion lekë.