Projekti i Rehabilitimit te Rruges Dervish Hekali dhe Lulishtes Rinia. Vizualizim Arkitektonik. Animacion.

Projekti i Rrugës “Dervish Hekali” dhe parku pranë bar “Rinia” me vlerë prej afro 144 milion lekësh do të shndërrojë infrastrukturën e amortizuar dhe të dëmtuar të rrugës dhe parkut, në infrastrukturë moderne të standardeve europiane, me mjedise çlodhëse, kreative, dhe argëtuese për të gjitha moshat.

Rruga “Dervish Hekali” pozicionohet brenda Unazës së Vogël të qytetit të Fierit, dhe pjesë e projektit janë edhe rrugët dytësore që shtrihen brenda bllokut të banimit në lagjen ”Konferenca e Pezës” dhe rreth shkollës 9-vjeçare “Andon Xoxa”. Punimet që parashikohet të kryhen sipas projektit janë: riparimi i zonave të dëmtuara të rrugës dhe zgjerimi i saj; sistemimi dhe gjelbërimi; realizimi i korsisë së biçikletave me gjerësi 135 – 150cm; shtimi i posteve të parkimit në të dyja anët e rrugës; restaurimi i rreth 22 godinave duke përfshirë Prefekturën, Bashkinë e Fierit dhe Teatrin ”Bylis”; unifikimi i fasadave; shtimi i mobilimit urban, si dhe kontenierëve për mbetjet urbane; ndriçimi i zonës dhe rrjeti i kanalizimeve të ujërave të shiut.

Related Posts

Pin It on Pinterest