Blogu Ynë

Studio Projekte Arkitekture Fier: Ekspertë në Projektim dhe Arkitekturë

Studio Projekte Arkitekture Fier ka realizuar një numër të madh projektesh gjatë viteve për të përmbushur kërkesat dhe pritshmëritë e klientëve tanë të nderuar.

Ne kemi ofruar një gamë të gjerë shërbimesh, duke përfshirë: Interior Design, Architecture Design, Urban Design, Visualization, për individë, biznese dhe institucione në Tiranë, Fier, Vlorë, Pogradec, Ballsh, etj.

– Projektim të Brendshëm (Interior Design)

Analize e ambjentit ekzistues, Plan mobilimi me dimensione, Mobiljet dhe struktura 3D, Plan tavani,punime gipsi dhe zgjedhje ndriçimi, Plan rrjeti i instalimeve,
Aksonometri dhome, Zgjedhje rifinitura materiale ngjyra, Pamje 3 dimensionale

– Projektim Arkitekturor (Architecture Design)

Plane të Detajuar Vendore, rimodelime fasadash, objekte banimi, objekte tregtare, objekte sportive, industriale, arsimore, kulturore, objekte kulti, planimetri, planvendosje, prerje, fasada, detajime të objektit, pamje 3 dimensionale të objektit.

– Projektim Peisazhi Urban Design.

Sistemim sipërfaqe të gjelbërta, projektim lulishte, parqe, sheshe, hapësira rekreative, plan sistemimi të detajuara, rikualifikim hapësira publike, elementë arredimi urban, pamje 3 dimensionale të peisazhit urban.

– Vizualizim për projektim arkitekturor, projektim të brendshëm dhe për planifikim urban.

Gjatë punës sonë, kemi kuptuar rëndësinë e ndërveprimit të ngushtë me klientët tanë. Ne jemi të përkushtuar për të dëgjuar dhe kuptuar nevojat e tyre. Partneriteti me klientët është thelbësor për të arritur suksesin e projektit.

Studio Projekte Arkitekture Fier ka punuar me klientët gjatë gjithë procesit të arkitekturës, duke u siguruar që ata të jenë të përfshirë në çdo hap të rrugës.

Ekipi ynë ka qenë fleksibël dhe shumë efikas në dëgjimin, analizimin dhe përgjigjen ndaj nevojave të klientëve tanë.

Në çdo projekt, Studio Projekte Arkitekture Fier synon të sjellë më të mirën në fushën e projektimit dhe arkitekturës, duke përdorur inovacionin dhe kreativitetin për të krijuar hapësira që përmbushin dhe tejkalojnë pritshmëritë e klientëve tanë.

Pin It on Pinterest