Rehabilitimi i lumit Gjanica, Faza3
Projekti synon rikthimin e lumit Gjanicë në një nga pasuritë natyrore më të rëndësishme të zonës urbane të qytetit të Fierit.
Projekti synon rikthimin e lumit Gjanicë në një nga pasuritë natyrore më të rëndësishme të zonës urbane të qytetit të Fierit.
Rehabilitimi i lumit Gjanica, rindërtimi i urës ekzistuese dhe ndërtimi i një ure të re, koristë e biçikletave, rikonstruksioni i fasadave, instalimi i ndriçimit dhe hapësirat e gjelbra janë pjesë e projektit që do të transformojë një rrëmujë të deridjeshme urbane me ndërtime pa leje, në një hapësirë sociale e rekreative që i ka munguar qytetit.
Fieri do të ketë së shpejti Parkun Qëndror të tij, një mjedis modern polifunksional dhe gjithëpërfshirës për të gjithë qytetarët e Fierit dhe njësive administrative të Bashkisë Fier. Ndërtimi i tij së bashku me rehabilitimin e rrugës “Xoxi Andoni” dhe hapësirave rreth saj është një tjetër projekt, investim me vlerë rreth 300 milion lekë.